Rasti i këtij apartamenti është bashkimi i dy apartamenteve në një, duke i dhënë funksionin e një hapësire të madhe dhe të hapur. Hapësira ka dy qëndrime ditore dhe tri dhoma gjumi. Kërkesë e klientit ishte që me anë të dizajnit të krijohej një ambient i përbashkët komunikimi, duke lënë në pah njërin nga qëndrimet si më luksoz dhe më të veçantë, përderisa tjetri do shfrytëzohej për përditshmëri nga katër anëtarët si një dhomë qëndrimi dhe ngrënje.
M. Toivonen
3 Mars, 2020