E shtrirë në një sipërfaqe prej 500 m2, në ambientet e një prej qendrave më me vlerë arkitektonike te kryeqytetit, njëkohësisht dhe një prej arterieve më të frekuentuara të qytetit, fokusi bazë i enterierit është trafiku në këmbë. Pikënisja e dizajnit të brendshëm, rrjedhë nga vazhdueshmëria e brendimit të lokaleve LIFESTYLE anekënd, por kësaj radhe më i veçantë dhe më “reflektues”.
Ndërthurja e organizimit me linjat dhe format drejtkëndëshe, ngjyrat dhe veçantitë e materialeve të përdorura, rezultojnë në një mjedis që josh dhe frymëzon blerësit për të eksploruar. Kjo e ndihmuar nga loja e plafonit të veshur me material reflektues, i cili krijon ambient të gjallë përbrenda, duke qenë gjithnjë i ndryshueshëm dhe i pa fund.
LIFESTYLE
19 Qershor, 2023