Ne e filluam punën tonë me analizën për të ruajtur atmosferën komode dhe të ngrohtë të ambientit për të rikrijuar hapësira të reja, më individuale, duke e shndërruar nga një kafene tipike e kryeqytetit në një ambient më vibrant. Në përputhje me këtë, vendosëm të rikuperojmë ambientin me disa materiale më të ngrohta, të tilla si dyshemeja me dru, veshjet e ndritshme të orendive dhe muret e integruara në një përbërje të re kromatike të cilat krijojnë hapësirë të qetë të menduarit.
Ndërsa tarraca vazhdon si ndërlidhje e ambientit të brendshëm me sheshin e qytetit, duke u reflektuar në mbulojat elegante, ndriçimin minimalist dhe gjelbërimin relaksues.
22 Nëntor, 2022