Enterieri i dizajnuar per kete atelie, shkrihet ne forma të pastra, të cilat theksojnë dimensionet e kufizuara të lokalit. Muret e zbardhura dhe dyshemeja e drurit formojnë sfondin për një shumëllojshmëri të ekspozimit, dritave dhe raftave. Një ndarje me pasqyre te mbeshtjelle ne perde në qendër të dyqanit, fokuson pjesën e ekspozimit që ndan kështu pjesën e ateliesë.
Paleta padyshim mban një theksim më femëror qe është aq elegant dhe mikpritës. Në shank është një përzgjedhje e copave të veshjeve, aksesorëve, artikujve prej lëkure dhe aksesore te nevojshëm per kreacionet.
Gjithë enterieri eshte i fokusuar rreth finesës dhe elegancës se vet profesionit, duke takuar kështu shume me delikatese dizajnin dhe materialet fine të përdoruara ne kete atelie.
25 Korrik, 2019