Koncepti ishte krijimi i një hapësire jetese të ndritshme me një atmosferë komode, hapësira private për dhomat e gjumit dhe një ndërveprim i gjithë hapësirës me hapjen e xhamit zenital, duke e bërë shtëpinë një hapësirë shumë funksionale.
Shkallët janë të vendosura në qendër të shtëpisë, me një dritare strukturore me xham që thith një sasi të madhe të dritës natyrale, e cila gjithashtu në të njëjtën kohë krijon një pamje të hapur duke mundësuar vazhdimësinë e shtëpisë në të dy anët e kopshtit. Kjo krijon një lidhje të fortë me hapësirën e jashtme të gjelbër, duke përfituar sa më shumë nga orët e ditës.
G.P.
8 Janar, 2022