Idea ishte shndërrimi nga një objekti i vjetër, në një hapësirë të frymëzuar, në koordinim të kreativitetit dhe emocionit që përcjellë puna e stafit. Koncepti shpërndahet në tri etazhe, duke i klasifikuar në hapësira për prezantim, zyre pune, kafene, hapësira për relaksim dhe hapësira me intensive teknikisht.
Ne hyrje, vizitorët mbërrijnë në një holl të ndritshëm, ku gjate lëvizjes neper etazhe, arrin në një kopsht gjelbërues ndër-etazhor. Shkallët në vazhdimësi çojnë në hapësirat e punës në kate, te ndara me hapje te mëdha xhami mes zyresh, por edhe hapje te mëdha xhami me lidhje me ambientin e jashtëm. Përderisa në etazhën e fundit janë hapësirat e zyrave private për menaxhmentin.
Sogody SH.P.K.
11 Shkurt, 2022